Komisioni Europian ka analizuar pasojat e mundshme të krizës aktuale.

Ursula von der Leyen në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve kushtuar Iranit, Libisë dhe Lindjes së Mesme tha se Bashkimi Evropian “nuk do të kursejë asnjë përpjekje” për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.

Shqetësimet u nënvizuan gjithashtu nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropiane, Josep Borrell i cili tha se Situata aktuale rrezikon përpjekjet e viteve të fundit dhe ka implikime për koalicionin anti ISIS.

Borrell përsëriti se e kishte ftuar Ministrin e Jashtëm të Iranit Zarif në BrukseL.

“Ndoshta së shpejti do të kemi një takim për të analizuar së bashku situatën e marrëveshjes, një instrument mbi të cilin BE ka bërë shumë përpjekje për ta ruajtur atë pas tërheqjes së ShBA”.a