Edhe pse Lionel Messi është ende në formën e tij më të mirë tek Barcelona, duket se e ka gati një trashëgimtar. Djali i tij i madh, Thiago Messi po aktivizohet me të vegjlit e Barçës dhe në ndeshjen ndaj ekipit të Semedos ka qenë protagonist me gol.

Pas një aksioni të mirë nga të vegjlit e Barcelonës, Thiagio e gjen veten përballë portierit dhe me një goditje tokazi e çon topin në rrjetë. Ashtu si babi i tij, Thiago mban numrin 10-të te Barca Escola.