Harry dhe Meghan hoqën dorë nga titujt mbretërore dhe tani nuk janë më dukë e dukeshë e Sussex. Ato janë shpërngulur në Kanada me vogëlushin e tyre Archie, për të jetuar si të pavarur financiarisht dhe në paqe. Mirëpo gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Ditën e djeshme një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur ishullin Vancouver, ku Harry, Meghan dhe i vogli Archie po qëndrojnë aktualisht. “Daily Mail” ka raportuar se tërmeti është raportuar rreth orës 13:30 dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

Dyshja jetojnë në një vilë 14 milionë dollarëshe në ishull dhe burimet të afërta kanë treguar se nuk kanë ndërmend të lëvizin për një kohë të gjatë.