Nga Mustafa Nano/
Këto ditë shqiptarët kanë dëgjuar të flitet për gazetën gjermane “Bild”, e cila është një gazetë shumë e rëndësishme, madje është më e rëndësishme në termat e tirazhit. Ka dekada që është gazeta më e rëndësishme në Europë. Ka shitur gjithë kohën miliona kopje edhe sot kur interneti ka bërë punën e vet dhe ka afektuar gjithë botën tjetër të medias në versionin print.
Gazeta “Bild” mbahet akoma në këto nivele, shet miliona kopje, arsyeja është e thjeshtë, është një gazetë tabloid, me fjalë të tjera bulevardeske që është e fokusuar tek lajmet sensasionale, tek thashethemet. Dhe këto thashetheme jepen në një gjuhë të shkujdesur, është e fokusuar gjithashtu tek seksizmi.
Pra janë që ndjellin vëmendje. Shkruhet në këtë gazetë edhe për gjëra serioze, por shkruhet nga një këndshikimi i veçantë dhe shkruhet siç e thashë me një gjuhë të shkujdesur. Që shkruhet për gjëra të rëndësishme duket edhe te fotografia që unë kam zgjedhur që është portreti i Angela Merkelit.
Në këtë kuadër gazeta “Bild” ka publikuar një shkrim për Shqipërinë, më saktë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe për Luzlim Bashën, i cili sipas gazetës Bild, që i referohet gazetës “Mother Jones” ka paguar shumë të mëdha parash me synimin për të sabotuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe duke lidhur në këtë funksion aleanca të çuditshme thotë “Bild” me qasje ruse anti-shqiptare.
Sipas meje kjo është një gjepurë kolosale. Është e vërtetë që Lulzim Basha ka paguar qindra mijëra euro, më saktë dollarë. Ka paguar saktësisht 675 mijë dollar, kjo është një gjë e provuar, e pranuar edhe nga vetë Lulzim Basha dhe ai akoma ka nevojë të shpjegohet për këtë gjë.
Duhet të na thotë se cili është burimi i këtyre parave. Por këto para janë paguar dhe janë harxhuar në mënyrën që Lulzim Basha t’i garantonte vetes një lloj afirmimi ndërkombëtar. Ishte koha kur opozita ishte si e izoluar, kishte braktisur institucionet dhe Lulzim Basha kishte nevojë për një akses pak më shumë në arenën ndërkombëtare sepse të gjithë ndërkombëtarët në atë periudhë mbështesnin qeverinë në aksionin e vet politik dhe ishin kundër opozitës.
Ky është shpjegimi i asaj pagese dhe në këtë kuptim unë përsëris, pretendimi i gazetës “Bild” që këto para janë paguar për të sabotuar integrimin e Shqipërisë në BE, apo janë paguar ngaqë Lulzim Basha është pro rusëve. Janë broçkulla kolosale.
Bild e ka bërë këtë shkrim dhe deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, është një shkrim i gabuar, por shkrimet e gabuara bëhen në të gjitha gazetat. Problemi nuk është ky, problemi u verifikua të nesërmen e ditës që ky shkrim u publikua sepse të nesërmen e asaj dite shkrimi në fjalë mungonte, ishte hequr në mënyrën më të çuditshme në mënyrën më skandaloze.
Është një gjë që mendoni se ndodh vetëm në Shqipëri, por ja bën vaki edhe me gazetat e rëndësishme të Europës. Ne “Bild” na ka borxh një shpjegim. Në fakt këtë shpjegima ua ka borxh edhe lexuesve të vet gjermanë. Por duke qenë se në këtë shkrim flitet për Shqipërinë na ka borxh një shpegim, duhet të na thotë pse ai shkrim është hequr. Mund të jetë hequr ndoshta se aty thuhen të pavërteta dhe drejtuesit e “Bild” ndoshta janë bindur se aty thuhen të pavërteta. Mirëpo në një rrethanë të tillë “Bild” do bënte atë që bëjnë gazetat serioze në botë.
Do bënte një përgënjshtrim, nuk turpërohej, përkundrazi shpëtonte faqen e vet të zezë. Këtë përgënjeshtrim Bild nuk e ka bërë. Atëherë çfarë ka ndodhur? Ka shumë shqiptarë që mendja u shkon se “Bild” është paguar për ta hequr atë shkrim. Kjo në fakt është një paranojë shqiptare, madje edhe e shpifur shqiptare.
Ne e kemi demostruar se në rrethana të ngjashme mendja na shkon te korrupsioni i personazheve, siç kemi bërë me ambasadorët këtu apo edhe me personazhe të tjerë. Apo siç është bërë gjatë gjithë këtyre muajve me tezën se të gjithë ndërkombëtarët janë blerë nga kryeministri i Shqipërisë. Megjithatë shqiptarët kanë të drejtë ta mendojnë këtë për sa kohë qe “Bild” nuk ka vendosur të japë shpjegimet e veta.
Unë mendoj se “Bild” duhet ta shpjegojë këtë gjë në mos, reputacioni i vet vihet në dyshim të paktën tek shqiptarët të cilët kanë jetuar gjithmonë me idenë se mediat e rëndësishme europiane janë të rëndësishme edhe për faktin që kanë një marrëdhënie të caktuar me të vërtetën.