Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha në “Tempora” se dokumenti i Bundestagut siç parashikon uljen në tryezë për reformën zgjedhore, parashikon edhe ndëshkimin e shitblerjes së votës:“Për 6 muaj dogjëm mandatet, nuk hymë në zgjedhje, momentin e fundit dëgjuam zërin e arsyes që erdhi nga ndërkombëtarët.Është e pahijshme të jemi përballë me Gjiknurin, por ai dokument i Bundestagut që Damianin ta ulë në tavolinë, pikën e dytë ka Damianin në burg.Derrit dajë do t’i them që të fus Damianin, Edi Ramën dhe të gjithë të tjerët në burg.Këtë e pranoj dhe pastaj shqiptarët të vendosin.”

Alibeaj nënvizoi gjithashtu se opozita nuk ka harruar as kërkesën për krijimin e një qeverie kujdestare që do të çojë në zgjedhje të parakohshme.