Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë sot Kosovën. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit do të jenë tema kryesore e kësaj vizite. Sipas agjëndës, në mesditë rreth orës 12:00, ai do të pritet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në kabinetin e këtij të fundit. Më pas, të dy do të kenë një adresim për media. Më pas, shefi i diplomacisë evropiane do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Borell do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit. Në këtë komunë, spanjolli do të takohet me kryetarin Mytaher Haskuka dhe komunitetet. Në prag të vizitës së tij, Borell tha se na pret shumë punë përpara ku kërkohet normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. “Mezi po e pres vizitën time të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor që tregon përkushtimin tonë ndaj perspektivës së BE-së për rajonin, stabilitetin e tij, sigurinë dhe prosperitetin. do të jetë përparësi gjatë mandatit tim dhe duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të avancuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Borrell.
Pas Prishtinës, Borrell do të vizitojë edhe Beogradin ku do të takojë liderë politikë përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vuçiq.