Kryeministri Boris Johnson vlerësoi sot kompromiset e unionistëve dhe republikanëve në Irlandën e Veriut, që shënojnë fundin e tre viteve paralizë politike. “Dua thjesht të them se sa mirënjohës u jam partive, të gjithë personave këtu në Irlandën e Veriut, për mënyrën se si ata arritën në kompromise”, tha Johnson, pas takimit me kryeministren e re unioniste, Arlene Foster dhe zëvendëskryeministren republikane, Michelle O’Neill.
Institucionet politike të Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas një marrëveshjes së arritur midis unionistëve dhe republikanëve, për të rivendosur qeverisjen e përbashkët, e cila mungonte në provincën britanike që nga rënia e qeverisë pas një skandali politiko-financiar në vitin 2017.//ATSH