Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, në përkujtim të ma sakrës së Reçakut, 21 vite më parë. “Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vr anë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje jo vetëm tr onditi fort ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë.”- u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se duke kujtuar ma sakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spas trimit etnik dhe g enocidit. “Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spa strimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.