Tirana gjen fitoren e parë në tokën turke. Bardhebluve u mjaftoi një gol i Elton Cale për të mposhtur Mezokovesdi, ekip që renditet në vendin e tretë të elitës së futbollit hungarez.
Braziliani shënoi në minutën e 60-të dhe i dhuroi ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme në aspektin e besimit.
Idriz Batha ekzekutoi një goditje dënimi dhe Cale përfitoi nga grushtimi i portierit hungarez për të dërguar topin në rrjetë.
Trajneri Egbo e nisi ndeshjen me formacionin Bakaj, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cale, Torassa, Çekani dhe Ngo’o, ndërsa u aktivizuan edhe Ilion Lika, Stafa, Cobbina, Hoxhallari, Karabeci dhe Ernest Muçi.
Teuta nuk ka treguar aspak mëshirë në miqësoren e sotme kundër Besës. Ekipi i Edi Martinit ka fituar me rezultatin 4-0. Lorenc Vila hapi serinë e golave në ndeshje e zhvilluar në “Niko Dovana”, teksa në fundin e pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë për Teutën dhe të dytin personal.
Një tjetër Vilë shënoi gol, por kësaj radhe ishte Emiliano. Debutim me gol edhe për Idelino Colubali. Gjiganti i sulmit ktheu në gol një penallti në minutën e 53-të dhe vulosi fitoren me “poker” të ekipit durrsak.
Në fushë zbriti edhe Vllaznia sot. Kuqeblutë u ndeshen me Pogradecin, sfidë që e fituan 1-0. Florind Bardulla ishte autori i golit për ekipin shkodran, teksa u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Në këtë miqësore debutoi edhe Mevlan Adili. Mbrojtësi u aktivuzua në pjesën e dytë, teksa luajtën edhe sulmuesi Hristov dhe Prendi, lojtar që është në provë.
Mezokovesdi-Tirana 0-1
(Cale 60′)
Teuta-Besa 4-0
(L.Vila 28′, 42′, E.Vila 46′, Colubali (pen) 53′)
Vllaznia-Pogradeci 1-0
(Bardulla (pen))