Reperja shqiptare Loredana Zefi është një ndër emrat më të njohur e të suksesshëm së fundmi, e cila numëron plot 2.5 milionë ndjekës në Instagram. Herë pas here, ajo publikon në llogarinë e saj artistë të tjerë shqiptarë, duke i mbështetur publikisht.

Sot, Loredana ka publikuar në InstaStory Elvana Gjatën, duke treguar se po dëgjonte këngën e saj. Madje, reperja ka treguar se ka një vlerësim të madh për këngëtaren, të cilën e quan “zonjushë”. “Të dua”- shkruan Loredana duke etiketuar Elvanën. Mos na vini faj nëse presim edhe ndonjë bashkëpunim mes vajzave!