VIP-at tanë sikur ta kishin bërë me fjalë: të gjithë në ndërrimin e viteve u “arratisën“ në Dubai ( ose të pakten shumë prej tyre). Lori Hoxha nuk bënte përjashtim.
Trashëgimtarja e Top Channel tregoi përmes fotove të postuara në rrjetet sociale se po kënaqet pa masë në vendin e pasur e të ngrohtë.
Por kërshëria qe e madhe për të zbuluar se kush ia shkrepte këto foto.
Nuk qe shumë e vështirë të merrej vesh, sepse fotot e publikuara nga Sara treguan që dy motrat kanë qenë bashkë, e madje me to ishte dhe shoqja e tyre, Sonela.