Tre muaj më parë, aktori i njohur Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë. Ira solli në jetë vogëlushin Dard, i cili ka ardhur si bekim në jetët e tyre dhe e ka lumturuar çiftin pamasë. Tashmë që i vogli është 3 muajsh, Ira ka realizuar foton më të ëmbël me djalin e saj. Ajo ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto ku Dark i kishte kapur gishtin, ndërsa Ira e shoqëroi foton me fjalët:
“Lidhja jonë është kaq e fortë” Gazi dhe Ira i dhanë fund beqarisë më 1 qershor të vitit që lamë pas, në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjitha mediave.