Ndodh ndonjëherë që gabimet më të mëdha të jetës suaj i ngatërroni për njeriun e juaj të përhershëm. Të gjitha ëndërrat dhe shpresat e vini mbi të, në mënyrë që ai thjeshtë të ecë nëpër to. Ju mund ta imagjinoni jetën tuaj patë, por sidoqoftë ai ka planë të tjera.Ai mori nga ti aq sa mundi dhe e vazhdoi rrugën e vetë, duke ju lënë juve të thyer. E si të mos jeni e thyer kur i dhatë më të mirën dikujt që nuk i’a vlente, dikujt i cili nuk të meriton? Por çka nëse thyerja mund të jetë gjëja më e mira që ju ka ndodhur? Ndoshta ju kurrë nuk do të lëviznit nga ajo marrdhënie e ndotur nëse nuk do të ishit e detyruar për diçka të tillë! Ndonjëherë në bëhemi aq kokëfortë dhe me aq këmbëngulje mbahemi pas diçkaje për të cilën mendojmë se është dashuri, por e cila në fund na lëndon edhe më shumë. Ndoshta edhe nuk ka pasur rrugë tjetër. Kjo ishte shtytja për cilën keni pasur nevojë për të lëvizur nga diçka e cila nuk ishte për ty. Ndoshta keni pasur nevojë të thyheni, që copat tuaja pastaj të bashkohen në një mënyrë tjetër. Ndoshta fillimisht keni pasur nevojë ta gjeni veten, në mënyrë që personi i duhur pastaj të ju gjejë ashtu siç vërtetë jeni. Ajo që ne nuk e shohim është se ish i dashuri, është “ish” për një arsye. Ai ishte gabimi të cilin ju është dashur ta bëni, në mënyrë që të mund të mësonit diçka: të mësoni se si nuk duhet të jetë dashuria.
Dashuria nuk duhet të jetë e njëanshme. Për të qenë e vërtetë ajo duhet të jetë e dyanëshme. Të gjitha përkushtimet, përpjekjet dhe ndjenjat duhet të burojna nga të dy anët. Për dashurinë nuk duhet të përgjëroheni. Ai që dëshiron të jetë në jetën tënde, do ta gjejë kohën – pavarësisht se sa i nxënë mund të jetë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj, është vetëm justifikim. Dashuria nuk duhet të jetë e ftohtë. Ajo duhet të ju mbajë të ngrohtë, pavarësisht stinës. Ju kurr nuk duhet të privoheni nga të gjitha përqafimet dhe puthjet të cilat i dëshironi. Dashuria nuk duhet të jetë e shurdhër ndaj probleve tuaja. Gjithmonë duhet ta keni dikë që do të jetë aty për ty, që të paktën do të ju dëgjojë, edhe nëse mundet të ju ndihmojë. Në një marrdhënie nuk duhet kurrë të ndiheni e vetmuar.
Dashuria nuk duhet të jetë torturë. Ajo nuk duhet të ju bëjë të qani më shumë se sa të qeshni. Ajo nuk duhet të jetë e dhunshme, qoftë në mënyrë fizike apo psiqike. Dashuria duhet të ju mbajë mjaftueshëm fortë në mënyrë që ju të ndiheni një personi tjetër dhe megjithatë të ndiheni prap e lirë. Të jeni e lirë për të qenë vetëvetja. Bëhu falënderuese për gabimet e jetës tënde. Ato të kanë përgatitur për atë që ende nuk ka ardhur. Të kanë përgatitur për marrdhënien e vërtetë. Ato të kanë përgatitur për dashurinë e jetës tënde.Gabimet ta kanë mundësuar ta njohësh “të duhurin” kur ai të vijë. Dhe ju do ta njihni – nuk ka dyshim për këtë. Sytë do të të shkëlqejnë sepse ai është kujtuar që thjeshtë vetëm të të shkrujë diçka e cila do të ta bëjë gjithë ditën tënde më të mirë. Kur ai të jetë i hutuar nga puna ose nga jeta, ai do të ndalojë një minutë për të të telefonuar sepse ti je në mendjen e tij, pavarësisht të gjithave.
Do ta ndjeni atë paqen e brendshme të cilën aq gjatë e keni kërkuar, sepse ju përfundimisht do të jeni me dikë i cili kujdeset për ju po aq shumë sa ju kujdeseni për të. Lidhja dhe kimia që do ta ndani me të do të jetë magnetike. Ajo do të ju tërheqë gjithmonë afër e më afër. Do të jetë e lehtë të bëni plane dhe të shpenzoni kohë sëbashku, sepse ai do të dëshirojë të ju shohë juve po aq shumë sa dëshironi ju ta shihni atë. Dashuria do të jetë reciproke, do të ndiheni sikur jeni duke fluturuar nëpër qiellin e shtatë dhe njëkohësisht do të ju mbajë për tokë. Do të ju bëjë të ndiheni e sigurtë. Do të ju bëjë të ndiheni se ju më në fund e keni gjetur shtëpinë tuaj dhe për këtë nuk do të keni dyshim. Për herë të parë në jetën tuaj ju do të jeni e sigurt. E gjithë kjo, do të jetë falë gabimit të jetës tënde, atij që theu dhe ju braktisi. Gabimi yt të bëri që pastaj ti mbledhës ato copa të thyera dhe t’i në një mënyrë më të bukur, më unike dhe më të fortë – mënyrë të cilën vetëm dashuria e jetës tënde do ta njohë dhe do ta dojë përjetësisht.