Përpara pak kohës, ajo i kishte dhënë mundësinë të shijonte të qenit gjysh. Një kënaqësi që për fat të keq, nuk zgjati shumë për ikonën e kinematografisë shqiptare, të shuar në moshën 59 vjec nga një së mundje e pabesë.
E bija, Bora postoi mes dhimbjes një foto të bukur bardh e zi me të atin, shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht: “O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-sën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vde kjen e madhështinë. Ferri u shua pas një sëmundjeje të rëndë, duke e zhytur botën e artit shqiptar në zi.