Pavioni i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është hapur pas rikonstruksionit të kryer si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. “Rehabilitohet në kohë rekord Pavioni i dytë i kardiologjisë. Së shpejti kthehet normaliteti në Pavionin e Kardiologjisë. Me programin e rindërtimit të 2020, rehabilitojmë qendrat shëndetësore dhe spitalet e dëmtuara. Rehabilituan në kohë rekord dëmet e tërmetit në një prej klinikave të Kardiologjisë në QSUT me Programin e Rindërtimit rehabilitojmë qendrat shëndetësore dhe spitalet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit”, -tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Sipas saj, këtë vit do të vijojë Programi i Rindërtimit me spitalin e Laçit si dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti të cilat do të përfshihen në Programin e Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.