“Në qytetin e Durrësi janë plot 1310 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që kanë përfituar nga bonusi i qirasë të dhënë nga bashkia. Ndërkohë në Shijak 1266 familje ndërsa në Krujë numri i familjeve është më i ulët me 382 familje.” kjo ka qenë deklarata e zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Zv.ministrja ka shtuar se dhënia e bonusit të qirasë po bëhet sipas verifikimeve dhe sipas familjeve që janë me shumë në nevojë.
“Po punohet shumë ngushtë. Shtabi i Emergjencës është në të njëjtin ritëm edhe pse fokusi është në strehimin afatgjatë. Fokusi është edhe tek dhënia e bonusit të qiras. Ndodh mbivendosja e shifrave, por Durrësi fillimisht pati miratuar një listë prej 660 familjesh, lista tjetër deri në fund të dhjetorit ishin 1310 familje . Sot është miratuar për shkak të fluksit në Durrës, numri total i listës 3863 familje përfituese nga bonusi i qirasë. Përfitojnë po kjo shifër e familjeve. Kemi dhënë me shumë se 50%. 80% e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjerë kanë pasur mungesë dokumentacioneve. Nga listat kanë prioritete familjet më në nevojë. Duhen të gjejnë banesa të tjera me qira. Numri total i familjeve që përfitojnë është 1266 familje. Ndërkohë në Krujë lista është me 382 familje që kanë fituar bonus qiraje. Janë në bashkëbisedime me kryetarët e familjeve. Shteti ofron standardin minimal. ” është shprehur Voda. Ndërkohë për sa i përket ndërtimeve të lagjeve të reja për banorët e prekur nga tëremti, Voda është shprehur se për sa i përket Durrësit, është gjetur edhe trualli ku do të ndërtohen. Pranë Universitetit të Durrësit është një truall prej 110 hektarësh në të cilën priten të ndërtohen banesat e të dëmtuarve. Voda u shpreh ndër të tjera se ndërtimet do të kryhen në standarde tepër të larta.
“Është një zonë pranë universitetit, ka jetë studentore, ka rrugën e shtruar. Mbi 110 hektarë është e shtetit. Duam që të jenë lagje model. Procesi në total i dëmeve ende nuk është mbyllur. Shpresoj që ta kemi para konferencës së Donatorëve. Objektet e prishura vetëm në Durrës janë afro 70. Kemi hotele atje të shkatërruara. Besoj se do të jenë një numër i madh godinash të ndërtuara. Kemi një plan ambicioz urbanistik. Do ndërtohet me një standard tjetër. Gjendjen e banesave ne e kemi të cilësuar qartë sipas një formulari standard. Është formular që e njohin të gjitha vendet tona. Ruhet është online dhe nuk korrigjohet. Në kohë reale mund të shihet shkalla e dëmtimit të një banese. Formulari online nuk i lejon këto ndërhyrje abuzive. Do jetë një grup inxhinerësh që tashmë do të paguhen. ” tha Voda. Ndërkohë për sa i preket thirrjes së Ramës për ndërtuesit që të rregullojnë vetë dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti Voda është shprehur se deri më tani janë dhënë 17 leje.
“Ka pasur një reagim pas thirrjes së kryeministrit për pronarët e pallateve të dëmtuara. Ka pasur një volum për leje të mirëfillta ndërtimi. Zyra ka miratuar 17 leje ndërtimi. Do të fillojnë rindërtimin. Ka pasur reagim për godinat që i ka bërë vetë. Nga data 7 dhjetor kemi pasur verifikim me tablet. Situata ka qenë e qartë për pallatet e pabanueshme. Si edhe për ata dëmtime që mund të rregullohen. ” tha ajo.
Për hetimet e Prokurorisë Voda është shprehur se do të ‘…vazhdojnë dhe nuk janë mbyllur. Janë hetime të shtira në disa institucione. Kanë kërkuar edhe hetime specifike edhe për materialet e ndërtimit, janë shumë komplekse. Është një situatë me impakt të lartë edhe tek drejtësia. SPAK është një dritë shprese. ‘
“Kalavera ne një takim që pata me të më tha se kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Ajo më tha se strehimi në hotele është një dicka e jashtëzakonshme. Nuk ka patur asnjë kontratë të anuluara. Në disa hotele ka patur prenotime nga turistë dhe kanë ardhur e kanë bërë vitin e ri në Durrës. Tendenca nuk do të jetë në rënie. Në Durrës ka një jetë të gjallë.” tha Voda ndër të tjera.