Një dritë e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur është thelbësore, në mënyrë që të sigurohet një moment tjetër për reformat në ato vende si dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij kroat, Gordan Radman. ”Sigurisht, që kushtet janë përmbushur”, theksoi ai.
Ai gjithashtu theksoi se si “ne mbështesim me vendosmëri hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen, eurozonë dhe OECD”, shtoi ai. ”Greqia mbështet forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e perspektivës europiane të fqinjëve tanë të Ballkanit Perëndimor”, tha Dendias. ”Greqia mezi pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb në maj”, theksoi Dendias.