Një nga çelësat e suksesit të Cristiano Ronaldos përgjatë gjithë karrierës së tij si futbollist kanë qenë zakonet e tij dietike, detaje të të cilave janë publikuar në ditët e fundit. Sulmuesi i Juventus konsumon rreth gjashtë vakte në ditë, ku peshku bën pjesën kryesore të dietës së tij. Në menunë e tij nuk mungon peshku shpatë, ton dhe merluci, ndërsa mishi i pulës, me përmbajtje të ulët të yndyrës dhe nivel të lartë të proteinave është “super ushqimi” në sytë e portugezit.
Dy dreka, dy darka= Për mëngjes, një opsion që pëlqehet nga Cristiano është proshutë dhe djathë, i shoqëruar nga një kos me pak yndyrë. Dreka numër një mund të përbëhet nga mishi i pulës dhe sallata, ndërsa dreka numër dy mund të jetë e përbërë nga peshku ton, sallatë, vezë dhe ullinj. Për darkë, ai preferon të ketë mish ose peshk. Ronaldo nuk i pëlqen alkooli dhe përpiqet gjatë gjithë kohës që ta shmang, teksa një “dorë” në arritjen e nivele të larta të tij janë “raundet” e gjumit. Ai preferon të flejë tetë orë në natë dhe të bëj gjumë mbi 5 herë në ditë.
Kjo është, natyrisht, e kombinuar me punë të palodhur në fushë dhe në palestër, me not dhe aerobi, dy aktivitete që ai bën në kohën e tij të lirë për të qëndruar 100% në formë.