Në ditën e dytë në Ukrainë, kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së do të vizitojë një nga zonat në lindje të prekura nga konfl ikti me Rusinë. Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka postuar një video nga aeroporti ushtarak Chuguev në Kharkiv, i shoqëruar nga delegacioni. Dje gjatë takimeve me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Rama u shpreh se dëshiron që ta shikojë vetë personalisht gjendjen në lindje.
“Shpresoj shumë të mbajë koha e të na lejojë ta përfundojmë këtë vizitë me një udhëtim drejt Ukrainës lindore, ku dua të shoh me sytë e mi situatën e sigurisë dhe atë humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti dhe ndikimin praktik të SMM në terren” tha dje kryeministri.