Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se deri në datën 28 shkurt 2020 është afati për regjistrimin e akt-shitjeve të mjeteve, pa marrë penalitet.

Por, nga data 2 mars, do të vendoset gj obë mbi blerësit deri në 40 mijë lekë, nëse përditësimi i ndryshimit të pronësisë nuk kryhet brenda 10 ditëve nga data e akt-shitjes!

DPSHTRR po ashtu afron një shërbim të ri për shitësin, për aktshitjet e vjetra të kryera jo në sportelet e saj, që duke filluar nga data 15 janar 2020, të mund të vetëçregjistrohet në sistem nga pronësia e mjetit që ka shitur, duke depozituar dokumentin e aktshitjes, me efekt që nga data e aktshitjes.