Vendimi i Meghan Markle dhe Princit Harry për tu larguar nga postet e larta të familjes mbretërore ka shkaktuar një dramë të madhe. Çifti nuk i informoi anëtarët e familjes mbretërore dhe Princi Charles mësoi për lajmin bombë vetëm 10 minuta para se të bëhej publik.
Sipas Evening Standard, sekuenca e ngjarjeve që çuan deri në njoftimin e Meghan dhe Harry në të vërtetë ndodhi pasi Harry u përpoq të takohej me Mbretëreshën dhe u refuzua. Harry “fillimisht kontaktoi Princin Charles për të kaluar më shumë kohë në Kanada dhe Amerikë pak para Krishtlindjes.”
Në këtë kohë, atij iu tha që të vinte me një plan të menduar mirë, të cilin e bëri! Propozimi raportohet se i është dërguar Charles në Vitin e Ri, por Harry-it iu tha që duhej më shumë kohë për të diskutuar gjithçka. Në këtë pikë, Harry thuhet se kërkoi një “takim me Mbretëreshën në Sandringham” dhe iu tha që gjyshja e tij do të takohej me të, por nuk do të diskutonte planet derisa të fliste me Princin Charles.
Por takimi u refuzua dhe Mbretëresha i tha Harry-t të mos fliste në publik. Ai nuk e dëgjoi atë dhe tani thuhet se “Harry dhe Meghan do të ndëshkohen për këtë”. “Mbretëresha ka organizuar një mbledhje të katër familjeve mbretërore dhe i ka detyruar ata që të vijnë me një zgjidhje për gjetjen e roleve të ardhshme për Dukën dhe Dukeshën e Sussex brenda disa ditëve, jo javëve”.