Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur verifikimet në të gjithë territorin e vendit, në zbatim të “Planit Operacional 2020”.Sipas institucionit, ky plan ka për qëllim kryesor luftën kundër informalitetit dhe verifikimin e deklarimeve që bëhen në sistemin tatimor.Gjithashtu Drejtoria e Tatimeve ka bërë me dije se po ndjek nga afër të gjitha rastet që vijnë si denoncime nga qytetarët, për bizneset që kapen me shkelje dhe rrezikojnë në këtë mënyrë konkurencën e ndershme në treg:
“Gjatë periudhës 2-22 Janar 2020, janë kryer 1,318 kontrolle nga institucioni, ndërsa janë konstatuar 665 shkelje të legjislacionit tatimor. Shkeljet më kryesore renditen si më poshtë:39 subjekte janë konstatuar të paregjistruara, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.174 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e moslëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).71 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 56 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 15 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.17 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjen fiskale dhe 25 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.146 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.” – shkruan Drejtoria Tatimore në postimin e saj.Administrata Tatimore lajmëron se kontrolle të tjera do të vazhdojnë në vijim, duke bërë një thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të vetëdeklarojnë, për të mos krijuar në këtë mënyrë penalitete. SCAN