685 turistë të huaj kanë ardhur për të vizituar Durrësin, vetëm në javën e parë të këtij viti.

Qyteti bregdetar i Durrësit ka çfarë t’u ofrojë turistëve në çdo periudhë të vitit, ndaj dhe interesi i tyre është i madh.

Qyteti-port nuk u ofron turistëve vetëm detin dhe rërën, por edhe turizmin kulturor, sitet e shumta dhe të magjishme arkeologjike, ku të huajt mësojnë historinë e lashtë të një qyteti që edhe pse është goditur është ringritur sërish e më i fortë.

Ky është një vit mjaft i rëndësishëm për Durrësin, vit i rindërtimit dhe i punës intensive i të gjithëve së bashku që ta kemi përsëri më të bukur se më parë Durrësin tonë të shtrenjtë e të lashtë, me të cilin krenohemi.

Qyteti i Durrësit u godit nga një tërmet i fortë mëngjesin e 26 nëntorit.