Milani mbetet një nga ekipet aktive në merkato pasi dëshiron të përforcohet në merkaton e janari për pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit kuqezinjtë nuk do të mjaftohen me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic dhe do të synojnë një tjetër lojtarë në repartin e sulmit. Sipas mediave italiane Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë piketuar mesfushorin e avanacuar tek Interi.
Paratë janë problem për Milanin, pasi zikaltrit nuk dëshirojnë ta humbasin lojtarin pa 30-35 milionë euro. Kështu që klubi duhet të nxjerrë në treg disa futbollistë për të gjetur të ardhurat dhe të kryhet transferimi i Politanos.
26-vjeçari këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje në kampionat dhe Champions, por nuk ka shënuar asnjë gol. Politani zhvilloi një sezon të mirë në pjesën e parë të vitit 2019-të, pas ardhjes së Antonio Contes italiani ka qëndruar më shumë në stol.