Sara Hoxha zbulon shumë për veten me anë të një bashkëbisedimi me fansat. Në festa publike bashkë, në dasma bashkë edhe në pushime bashkë, por Ledri dhe Sara akoma nuk janë bindur të konfirmojnë romancën e tyre. Tashmë e pranuar në heshtje, të gjithë janë njohur me Sara Hoxhën si e dashura e Ledri Vulës.
Por duke qenë se nuk është një personazh publik, gjithçda dini për Sarën është vetëm Instagrami i saj të cilin së fundmi bukuroshja e ka bërë publik dhe gjithashtu ka zhvilluar një mimi-intervistë me ndjekësit kurioz. Sara nuk e frekuenton palestrën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip dhe Sara dëshiron që në të ardhme të ketë 4 fëmijë!