Periudha festive ka mbaruar tashmë dhe ndërsa shumica e familjeve i kanë hequr dekorimet e tyre të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, një person ka “thyer” rregullat dhe e dini kush është? Mbretëresha e Britanisë së Madhe.
Mbretëresha dhe burri i saj, Duka i Edinburgh, e kanë kaluar Krishtlindjen në Sandringham që nga viti 1988, ku ata i mbajnë zbukurimet deri më 6 shkurt – një muaj pas Natës së Dymbëdhjetë, kur zakonisht zbukurimet hiqen (6 janar).
Ndërsa kjo traditë mund të duket e pazakontë, ekziston një arsye pse Mbretëresha kërkon që zbukurimet e saj të mbahen deri ditën që ajo të kthehet në Buckingham Palace.
Data ka një domethënie të veçantë për Mbretëreshën pasi shënon ditën kur babai i saj, Mbreti George VI vdiq në Sandringham në 1952, kur ajo ishte vetëm 25 vjeç.
Për të nderuar dhe përkujtuar jetën e tij private, është raportuar gjerësisht se Mbretëresha zgjedh të qëndrojë në në këtë vend dhe të mbajë pemët dhe dekorimet për të shënuar përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.