Me siguri tani që do të lexoni këtë artikull do të vraponi menjëherë drejt kuzhinës për të parë se ç’ka në frigorifer apo sipër sobës, ndërsa ata që janë në punë (si ne vajzat e Living) u duhet të rrëmojnë në ndonjë sirtar me shpresën se mos gjejnë ndonjë çokollatë apo frut.
DASHI: Nuk ka rëndësi nëse e takoni në rrugë, në bibliotekë, në spital apo duke pritur në radhë, nëse i ofron diçka për të ngrënë një Dashi, e sigurt që s’do t’ju thotë jo, sidomos n.q.s është diçka pikante. Në përgjithësi të lindurit në këtë shenjë janë më të dhënë pas ushqimeve të kripura, por nuk u ngelet hatri nëse i qerasni me ndonjë çokollatë ose ëmbëlsirë. Dhe mos mendoni se ua prishni mendjen veç me gjëra të thjeshta, Dashi dëshiron receta të larmishme nga më të thjeshtat e deri tek ato më komplekset.
GAFORRJA: Marrëdhënia që ka Gaforrja me ushqimin është mjaft e çuditshme. Ndryshe nga Dashi që s’refuzon asnjë mundësi për të mbushur barkun, të lindurit në shenjën e Gaforres nuk është se duan të hanë me pahir, por kur ulen për të ngrënë e sigurt që s’çohen derisa të plasin. PESHQIT: Edhe pse është një shenjë që synon gjithçka që është shpirtërore, Peshqit nuk u thonë kurrë jo të ëmblave.