Marash Kumbulla është padiskutim një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A kjo bazuar në shifra dhe statistika. Talentit të kombëtares shqiptare i janë dashur vetëm 6 muaj në kampionatin italian për të marrë vëmendjen e disa skuadrave prestigjioze të Europës. Futbollisti i Hellas Veronës duke se do të ndërroi ambient në fund të sezonit.
Sipas medias në shtetin fqinjë, “Tuttomercato.web”, skuadra e Napolit është gati të ofrojë 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonus te Verona, për të blerë shërbimet e Kumbullës. Tashmë vëmendja shkon tek drejtuesit e skuadrave repsektive për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Ky do të ishte një hap galopant në karrierë për Kumbullën pasi në moshën 20 vjeçare do të ketë mundësin të luaj në nivele të larta. Kujtojmë që Napoli është një nga klubet legjendare në historinë e kampionatit italian, pasi ka fituar 2 herë Serie A dhe Europa League në vitin 1988.