Milani është pa diskutim një nga skuadrat më impulsive në merkaton e janarit. Kuqezinjtë kanë arritur të largojnë 3 futbollistë dhe të ofrojnë 3 të tjerë.

Së fundmi drejtuesit e Milanit po negociojnë me Dani Olmon. Sipas mediave kroate, me transferimin e Olmos po merret vetë Zvonimir Boban, ish futbollist i Dinamos së Zagrebit, aktualisht drejtues te Milani, që po bën gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e spanjollit.

Burimet pranë klubit kroat konfirmojnë se palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe se në ditët e ardhshme pritet edhe “tymi i bardhë”, me Olmo që pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe të luajë pas shpinës së Ibrës dhe Leaos.

Talenti spanjoll shkëlqeu në Europianin e 21-vjeçarëve vitin e kaluar duke fituar edhe trofeun dhe Olmo ishte një nga protagonistët kryesor të kombëtares “la roha”.