Gjashtë futbollistë të Premier League janë pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2019. Është organizmi europian i futbollit, UEFA që ka publikuar 11-shen e më të mirëve pas votimeve të publikut. 2 milionë tifozë nga mbarë Europa janë përfshirë në sondazhin e UEFA-s. Fituesit e Champions League, Liverpool, kanë 5 lojtarë në ekipin më të mirë të vitit. Alisson, Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil van Dijk dhe Sadio Mané janë përfshirë të gjithë.

Matthijs de Ligt plotëson mbrojtjen ndërsa Frenkie de Jong dhe Kevin de Bruyne në mesfushë. Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski kryeson sulmin bashkë me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Kanë mbetur jashtë këtij formacioni futbollistë po aq të talentuar si kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson apo edhe golashënuesi Mohamed Salah. Edhe pse në një finale Champions mjaft të mirë, asnjë prej futbollistëve të Tottenham nuk është në formacion.