Elona Gjebrea, deputetja socialiste e Parlamentit të Shqipërisë do të të jetë në cilësinë e kryetares së të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Azerbajxhan më 9 shkurt 2020. Kjo është hera e parë që një deputete e vendit që do të jetë në Baku në një nga misione të rëndësishme si OSBE/ODIHR për të drejtuar një proces zgjedhor. Përzgjedhja e deputetes së Parlamentit të Shqipërisë vjen edhe si vlerësim i arritjeve të saj si anëtare e Byrosë ekzekutive e Asamblesë parlamentare të OSBE. Byro e cila përbëhet nga 21 anëtare që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete të OSBE-së. Në cilësinë e kreyares së delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE, Gjebrea ka nisur punën për përgatitjen e misionit të vëzhgimit nga ku do ofroj të gjithë ekspertizën e saj në proceset zgjedhore parlamentare dhe do të qëndroj në Baku, kreqyqtetin e Azerbajxhanit deri në përmbylljen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Azerbajxhani ka një popullësi rreth 10 mln banorë dhe për Znj.Gjebrea do të jetë një eksperiencë e re për zhvillimin e një procesi zgjedhor. Por përtej kësaj, OSBE do të rikthehet në këtë mision pas 2015 nga ku vëzhguesit nuk i monitoruar zgjedhjet për shkak të kufizimeve të partisë në pushtet dhe bojkotit që bën partitë opozitare.