Enca ka deklaruar se këtë vit do të publikojë plot 10 këngë të reja dhe të parën e ka gati për publikim. Gjatë kësaj kohe këngëtarja i kishte lënë fansat kuriozë lidhur me titullin dhe sot ka zbuluar si titullin, edhe një pjesë nga kënga.

“Amor”, mban titullin kënga e re e Encës dhe nga ato pak sekonda që dëgjuam, pritet që të bëjë namin. Enca ka xhiruar edhe klipin ku do shfaqet mes djemve e vajzave.Kënga me videoklip do shfaqet këtë javë.