Skuadra e Divizionit të tretë të Egjiptit, 6 Tetori, ka nënshkruar një kontratë me një futbollist 75-vjeçar, Ezz El-Din Bahader.Ai ka hedhur firmën në kontratë pak ditë më parë dhe ka marrë lejen për të luajtur edhe nga Federata Egjiptiane e Futbollit.Nëse Ezz El-Din Bahader do të zbresë në fushë në ndonjë ndeshje me ekipin 6 Tetori, ai do të bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që ka luajtur me një ekip profesionist.

Rekordi aktualisht mbahet nga izraeliti Isaak Hayik, që ka luajtur me ekipin e Ironi Or Yehuda në moshën 73-vjeçare, si portier, në prill të vitit të kaluar.Tashmë ky rekord pritet të thyhet nga Ezz El-Din Bahader, që do të ishte një surprizë e vërtetë. Kot nuk thonë që futbolli nuk njeh moshë…