Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i pazakontë. Stuhia e erës ka rrëzuar pemë e sende të tjera nëpër rrugë, përfshirë edhe pemën e dekoruar për Krishtlindje të vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Erërat e forta kanë rrëzuar tendën e një restoranti në Tiranë. Erërat kanë bllokuar hyrjen kryesore të restorantit e për pasojë ai është mbyllur.