Presidenti Erdogan dhe bashkëpunëtorë të tij vizituan qytetin Elazig të prekur nga tërmeti shkatërrues.Fillimisht, ai fali xhenazen e jetëhumburve dhe më pas vizitoi lagjen Mustafa Pasha, ku vazhdon operacioni i shpëtimit.“Si shtet dhe si popull, ne do të bëjmë çdo përpjekje deri në fund dhe të vazhdojmë operacionet tona të shpëtimit nën çdo rrënojë”, tha Erdogan.
Ai vuri në dukje se çdo formë e përkrahjes për të prekurit kalon nëpër Drejtorinë e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, porse, siç tha, nuk ka nevojë për ndihmë.“Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë. Por nëse dikush dëshiron të ndihmojë, ata mund ta bëjnë këtë përmes AFAD dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, tha Erdogan, duke shtuar se përpjekjet e të gjithëve – nga ekipet e shpëtimit, xhandarmëria dhe ushtria, janë duke gërmuar nën rrënoja për të shpëtuar një numër sa të madh njerëzish të bllokuar.“Njerëzit në terren po përdorin të gjitha kapacitetet dhe burimet e mundshme në operacionet e shpëtimit që do të vazhdojnë. Ministrat tanë do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në terren”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët që kanë treguar solidaritet të jashtëzakonshëm në këtë tragjedi.“Ne kemi përjetuar shumë tërmete deri më tani në histori, por i kemi trajtuar me durim dhe sukses me pasojat e tyre”, tha presidenti turk, i cili pasi vizitoi rrënojat, gjithashtu vizitoi të dëmtuarit në spital.