Erërat e forta që përfshinë vendin tonë 24 orët e fundit dëmtuan disa palma në qytetin e Durrësit. Policia Bashkiake e Durrësit njoftoi sot se po kryhet zëvendësimi i palmave të dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.
“Shërbimet e Policisë Bashkiake po mbështesin Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit gjatë marrjes së masave për eliminimin e rrezikut të shkaktuar si pasojë e erës së fortë. Aktualisht po merren masat për zëvendësimin e palmave të dëmtuara të cilat përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve”, – thuhet në njoftimin e Policisë.