E përditshmja britanike Metro ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me derbin e Manchester-it të zhvilluar në Carabao Cup.
Qytetarët e kanë mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë në Old Trafford, një rezultat që ka rezultuar turpërues për United dhe tifozët e tij.

Mes këtyre ka qenë edhe ish-trajneri i Djajve të Kuq, Sër Alex Ferguson. Sipas Metro, kjo humb je ka qenë aq e dhimbshme për, sa e ka detyruar të fshihet në zyrën e tij të vjetër për të mos takuar asnjeri.

Shoku i vetëm: një gotë me verë të kuqe. Fatmirësisht, Manchester United ka reaguar në pjesën e dytë, duke shënuar një gol. Një ngushëllim i vogël edhe për Ferguson, pavarësisht se goli i Djajve nuk lë shpresa të mëdha për ndeshjen e kthimit.