Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger u shpreh se Shqipëria është e besueshme dhe se mirëpret drejtimin e kësaj organizate nga vendi jonë.

“Unë mirëpres kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria. Jam mirënjohës që Shqipëria ka tashmë këtë mundësi që të drejtojë organizatën tonë. Kryesia e Shqipërisë është një arritje historike.

Ju mund të mbështeteni tek unë dhe të plotë të sekretariatit gjatë këtij viti. Motoja e Shqipërisë për zbatimin e angazhimit më duket mjaft e mirë. Shqipëria e besueshme, sepse është përballur me mjaft sfida të sigurisë vet. Shqipëria ka një prezencë në terren të OSBE-së për shumë vite. Ne kemi nevojë për një buxhet që të dalim nga ky çark“, tha ai.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh gjuha shqipe nuk është përdorur kurrë në këtë sallë. Ashtu sikur e thashë sfida jonë është të fokusohemi tek parimet elementare, bazike.

“Do të flas në shqip për të festuar këtë fillim. Sfida jonë, jo e OSBE-së, por e jona, ti japim drejtimit tonë një profil respektues për të gjithë. Drejtimit sa më shumë frymëmarrje për të gjithë të kësaj organizate të larmishme dhe të sfiduar nga koha” tha Edi Rama.