Senati amerikan miratoi marrëveshjen tregtare mes ShBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, pavarësisht kundërshtimit të disa demokratëve. Kalimi i paktit është një fitore legjislative për Trump përpara gjyqit të tij. Kjo marrëveshje është nënshkruar që në vitin 2018 nga përfaqësuesit e tre vendeve dhe u zgjodh në Kongres. Ajo kaloi Senatin me 89 vota dhe disa kundër.
Marrëveshja do të zëvendësojë atë të vitit 1994, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, një marrëveshje që u kritikua gjerësisht në vitet 90′ për lejimin e prodhuesve amerikanë të transportojnë prodhimin në Meksikë. Në të përfshihen rregulla të reja për prodhimin e automjeteve, tregtinë elektronike si dhe lidhur me fuqinë punëtore. Marrëveshja ka nevojë tashmë vetëm për firmën e Presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Marrëveshja e re tregtare duhet të ratifikohet edhe nga Kanadaja. Parlamenti i këtij vendi pritet të zhvillojë votim mbi këtë çështje më vonë gjatë këtij muaji.