Kopështi “Hilary Clinton”, në Kamzë iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë, duke siguruar kushte moderne për 230 vogëlushë të zonës “Qendër Kamëz”.
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli tha se rikonstruksioni total i këtij kopshti u bë pas shumë vitesh neglizhencë.
“Premtimet po bëhen realitet! Sot 230 vogëlushëve të zonës “Qendër Kamëz”,
iu hapën dyert e një kopshti model! Pas kaq shumë vitesh neglizhencë, ky kopsht u rikonstruktua tërësisht, duke kryer instalimin e sistemeve të ngrohjes qendrore dhe duke ofruar të gjitha kushtet sa më komode dhe duke kontribuar në mirërritjen e të vegjëlve të këtij komuniteti”, -tha Suli.
Ai informoi se së shpejti, bashkia Kamzë do të angazhohet për hapjen e kopshteve të reja në të gjithë territorin e qytetit.