Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, solli një shembull sesi emeroheshin rrugët e qytetit në kohën kur Bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili i kishte vendosur një rruge emrin e një të dënuari. Pasdite, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi tha se emri nuk ishte vendosur në kohën e PD, duke bërë një gafë sepse e vërteta është duket krejt ndryshe. Edhe pse në media e ka sulmuar, duket se Lulzim Basha ka pasur marrëdhënie krejt të tjera me ish-deputetin Mark Frroku, pasi ka qenë pikërisht Bashkia e Tiranës e periudhës së Bashës ajo që ka lejuar ndryshimin e emërtimit të rrugës në “Leonard Frroku”.
Ndryshimi i emrit të rrugës “Nexho Konomi” në “Leonard Frroku” u propozua më datën 27 prill të vitit 2012 me argumentin se Leonard Frroku i datëlindjes 1974 “ka kontribuar në rritjen e mirëqenies së komunitetit ku ka jetuar” (rruga që sot mban emrin e tij) dhe se një prej veprave të tij si biznesmen “është rruga tek Unaza e Re, në Tiranë, e cila u financua prej tij”. Leonard Frroku ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur më 20 gusht të vitit 2006. Ky propozim është miratuar nga Bashkia e Tiranës në 24 Qershor të 2014-ës, kur drejtohej nga Basha. Miratimi i vendimit është firmosur nga zëvëndës-kryetari i PD-së i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi. Pavarësisht akuzave të forta të opozitës për deputetin Mark Frroku, duke denoncuar gjatë viteve 2012-2014, periudhë kur kjo kërkesë është paraqitur dhe miratuar, kreu i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë Tiranë, ka vendosur ta miratojë kërkesën. Në vitin 2012 në krye të Bashkisë së Tiranës ka qenë Kryetar Bashkie Lulzim Basha, i cili e kishte fituar mandatin që në vitin 2011 dhe e dorëzoi atë në shtator 2015.