Teksa zhvillohet ceremonia festive në Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka deklaruar se sot në 100-vjetorin e parlamentizimit të Shqipërisë, nderohet Kongresi i Lushnjes si nisja e konsolidimit të Shqipërisë të pavarur dhe parlamentare.
“Sot nderojmë legjionarët e parlamentarizmit shqiptar. Në Lushnje nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur e parlamentare. Në Lushnje nisi mbrojtja e tërësisë dhe integritetit të Shqipërisë. Në Lushnje nisi ndërtimi i institucioneve e administratës shqiptare. Kongresi i Lushnjes, sintetizues e gjenerues i energjive të kombit” tha Ruçi.