Kursimtarët gjermanë nuk po pengohen nga normat e ulëta të interesit, ku gjatë vitit 2019 familjet mblodhën triliona në asete financiare. Sipas llogarive nga banka gjermane “DZ Bank”, pasuritë financiare të familjeve ka të ngjarë të jenë rritur me rreth 441 miliardë euro, në një vlerë rekord prej 6,6 trilionë eurosh në vitin 2019.

Pjesa më e madhe ishte për shkak rritjes së kursimit të parave. Megjithatë raporti i kursimeve ka të ngjarë të ketë pësuar rënie në nivelin e vitit 2018, me rreth 11%. Kjo do të thotë që në çdo 100 euro të ardhura, kursehen 11 euro. Aksionerët përfituan gjithashtu nga rritja e çmimeve të aksioneve.