Forcat e armatosura gjermane kanë njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave të tyre, të cilët ndodhen në Irak për misione trajnimi. Ata do të zhvendosen në Jordan dhe Kuvajt për shkak të tensioneve në rajon.
Kontigjenti gjerman, i cili përfshin rreth tridhjetë trupa me qendër në Bagdad dhe në Taji, në veri të kryeqytetit Irakian, do të zhvendosen në Jordanin fqinj. Kjo lëvizje e trupave “do të fillojë së shpejti”, tha zëdhënësi, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi orarin ose numrin e saktë të trupave që do të vendosen.