Ditën e djeshme, Rudina Dembacaj pranoi publikisht lidhjen e saj me Mark Frrokun. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet 3 fotove të publikuar në Instagram dhe në to shkruante:

E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi! @ergyszhabjaku @makeupbyelona

Postimi i aktores u shoqërua me shumë komente dhe disa prej tyre ishin mjaft skeptikë dhe ju vunë kundër aktores. Madje kishte edhe nga ata që shpreheshin se do e hiqnin nga Instagram-i pas këtij vendimi. Për të mos i dalë situata jashtë kontrolli Rudina ka bërë veprimin që nuk pritej. Ajo ka bllokuar komentet e fotos dhe tani ndjekësit vetëm mund ta pëlqejnë.