Mbrëmja e kaluar në “Këndo këngën time” rezervoi shumë surpriza. Moderatori i emisionit, Ardit Roshi, i ka propozuar ‘live’ për martesë partneres së tij, Blerinës.
Pas spektaklit, Arditi e ftoi Blerinën në skenë dhe me unazën në dorë u ul në gjunjë për t’i propozuar.
Ai u shpreh se do ta bëjë vajzën më të lumtur në botë. “Ju prezantoj me Blerina Bajkon, e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime siç e kuptuat”, shprehet Arditi në videon e publikuar. Kujtojmë se Blerina është vajza e aktorit të njohur, Agim Bajko.