Një ngjarje e rrallë është shënuar në rajonin policor në Met, ku oficerët e policisë kanë arritur të gjejnë incizimet e 999 telefonatave që ka bërë një grua.
Ajo ka raportuar një ngjarje, e cila nuk mund të cilësohet as problematike, e jo më emergjente për organet.
Në telefonatat e saj gruaja ankohet se kompania ku kishte porositur ushqim të shpejtë, i kishte sjellë në shtëpi tre racione patatesh me salsiçe, në vend të një porcioni.
Veç gruas që ankohej gjithë kohën, nga ana tjetër e telefonit, gjatë telefonates, dëgjohej edhe zëri i një burri, i cili thoshte se i kishin sjellë biskota, pa ia kërkuar askush.
Telefonata u bë publike gjatë fushatës #ThinkBefore YouDial (mendoni përpara se të telefononi).
Policia e Met shkruante në Twitter:
999 telefonata vetëm për të thënë se u kishin sjellë biskota, salsiçe dhe patate më shumë sesa kishin porositur. Një telefonatë pa asnjë problematikë që ka zenë kohën e policëve, duke vënë në rrezik persona të tjerë që mund te kenë pasur nevojë reale”.