Redona Koçi, një nga modelet më të komentuara dhe që merr shpesh vëmendje me pozat e saj, ishte e ftuar së fundmi në “Proçesin Sportiv”. Gjatë emisionit, Alesia Bami i bëri Redonës një pyetje lidhur me futbollistët e huaj dhe shqiptarë.

Alesia: Në botë shohim shumë futbollistë edhe modele çift kurse këtu në Shqipëri nuk shohim shumë, pse mendon se ndodh kjo? Redona: Doja të jepja një përgjigje diplomatike, por po e them më mirë drejtpërdrejt. Mendoj se ata kanë më shumë lekë dhe pushtet. Alesia: Mendon që futbollistët tanë nuk kanë?Redona: Nuk kanë, po normalisht që nuk kanë as pushtetin, as famën, as lekun.