Ditën e sotme kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kanë biseduar në lidhje me konferencën e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri dhe negociatat. Kancelarja Merkel është shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke thënë se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe kanë bërë shumë punë.

Kancelarja Merkel është shprehur: ‘Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars’. 

Takimi Rama-Merkel eshte pasqyruar edhe nga Reuters.

https://uk.reuters.com/article/uk-germany-albania/merkel-to-push-at-march-eu-summit-for-albania-n-macedonia-accession-talks-idUKKBN1ZQ0SV?il=0