Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri me 13-14 shkurt. Në vendin tonë Komisioni Hetimor që ka marrë në shqyrtim, nëse presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje me veprimet e tij, është kërkuar oponioni i Venecias. Kështu Komisioni i Venecias do të shqyrtojë përplasjen për Gjykatën Kushtetuese mes mazhorancës dhe Presidentit Ilir Meta, ku për këtë të fundit do të jap një opinion nëse ai ka shkelur Kushtetutën. Mësohet se në axhendë janë takimet me Presidentin Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, komisionin hetimor, avokatin e popullit, opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.
Socialistët pretendojnë se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës. Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës i drejtori 5 pyetje ‘Venecias’ në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit. Edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Perplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.